Mjeku i njohur nga Elbasani humb betejën me COVID-19

CORONAVIRUS


Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun okulist Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare.

Mësohet se mjeku i njohur nga Elbasani po luftonte me COVID-19 prej disa ditësh, ndërsa kishte rreth 1 javë që ishte shtruar në spitalin Infektiv.

COVID-19 iu ka marrë jetën dhe disa mjekëve në vendin tonë, ndërkohë që dje u regjistruan 18 viktima.



Skip to toolbar