Minxhozi: LSI partia më e rrezikuar nga PD për votat

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi parashtroi disa nga hipotezat e tij sa i takon asaj se çka mund të ndodh në zgjedhjet e 25 prillit.

Përballë Monika Kryemadhi, Minxhozi pohoi se votat e LSI mund të jenë të rrezikuara nga dy partitë më të mëdha në vend, sidomos nga PD.

“Kam përshtypje që ju dhe zotin Basha ju bashkon diçka e madhe, oponenca kundër kësaj qeverie. Në anën tjetër, mua kalkulimi i votave më çon drejt një shahu jo fort të lehtë dhe brenda koalicionit tuaj. Unë mendoj, mos e merrni për fyerje se LSI vështirë se vlen sërish një çerek milioni vota. Ka marrë një numër të tillë votash, që ishte dhe përtej parashikimeve në 2017-ën.”, tha Minxhozi.

Balla: Ka dhe indicie që ka një rritje modeste të PS në 2017. Dhe ka një rënie të PD dhe kemi rezultat historik të LSI

Minxhozi: Unë mendoj se nëse kemi dy parti të mëdha, ku njëra kërkon që të ruajë status-quon dhe tjetra të kthehet në vendin e vet, përtej inateve, kjo kthehet në një problem të madh brenda koalicionit, të asaj pjesë të tortës që ju kërkoni të merrni. PD kërkon që të marrë votat. Por dy parti të mëdha, është e vështirë që të çedojnë votat. Dhe partia më e rriskuar nga PD, më shumë se sa PS, do të ishte LSI. Më shumë konkurrencë sesa aleancë.



Skip to toolbar