Kukësi ‘thyen’ pastër Bylis në transfertë

Më të fundit


Kukësi vijon ecurinë fantastike, fill pas barazimit kundër Teutës në transfertë, verilindorët nuk dinë të ndalën më. Përballë Bylis siguruan fitoren e katërt radhazi, një ecuri perfekte që rikthen ekipin e Gegës me prepotencë në garë me kohë të plotë për titullin kampion.

Në një transfertë të ndërlikuar, të paktën kështu shihej në letër, Kukësi e zgjidhi me shumë lehtësi.

Pas vetëm dy minutash lojë, Eze brenda në zonë, nuk shpërdoron duke kaluar verilindorët në avantazh. Në fundin e pjesës së parë, në minutën 44-të, Ibrahimi realizoi një super gol, një goditje fluturimthi në zonë që solli dhe avantazhin e dyfishtë.

Në pjesnë e dytë, terreni dhe dëshira e Kukësit por të mos rrezikuar asgjë bëri që ritmi i lojës të ulej ndjeshëm por në fund kishte kohë edhe për golin e tretë.

Limaj u tregua i saktë nga pika e bardhe e penalltisë duke sigluar shifrat përfundimtare në 0-3.



Skip to toolbar