Basha nxjerr foton e Ramës në SHBA: Qytetarët duan qeveri që kujdeset për ta!

Më të fundit


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar shkurtër për protestën e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Tiranë kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Basha publikon në “Twitter” një foto të protestuesve dhe të kryeministrit Edi Rama, i cili sipas Partisë Demokratike, shfaqet në rrugët e New York-ut duke bërë shopping, teksa në Tiranë protestohet.

Përbri fotos, Basha shkruan se “Qytetarët shqiptarë meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten!”.

Qytetarët shqiptarë meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten! pic.twitter.com/lZ4sXNw0ms

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 10, 2020

(BalkanWeb)



Skip to toolbar