Braçe ironizon protestën: Këta janë, kaq dinë të bëjnë!

Më të fundit


Zv.kryeministri Erion Braçe, ka reaguar për protestë që u zhvillua për vrasjen e Klodjan Rashës.

Ai deklaron se një numër i vogël protestuesish po shkatërrojnë semaforët, tabelat, stacionet e autobusave dhe koshat e plehrave.

Sipas tij, fëmijët po përdoren kriminalisht për të përhapur infeksionin masivisht në Tiranë.

“Ja kaq! Por fuqi e mjaftueshme per: Te thyer semaforet, shkaterruar tabelat, bere copash stacionet e autobuseve, djegur koshat e plehrave, perdorur kriminalisht femijet;

Te perhapur infeksionin edhe me gjere e masivisht ne Tirane, nje qytet qe ka cdo dite mbi 350 te infektuar te rinj, 4, 5, 6 te vdekur nga infeksioni cdo dite!

Keta jane! Kaq dine te bejne! Keshtu e kane nisur heret, te tille do jene deri sa te shuhen!

Nuk jemi njesoj, keta shkaterrojne, ne ndertojme, keta djegin, ne sherbejme”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.



Skip to toolbar