Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot një pjesë të ndryshimeve të parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit për Kodin Zgjedhor.
Tashmë SPAK ka të drejtë të hetojë krimet zgjedhore me ndryshimet e reja ligjore për Prokurorinë.
Në amendimin e ligjit, SPAK-ut i jepet e drejta të hetojë shitblerjen e votës kurse prokuroritë në rrethe do të ngrenë grupe të posaçme.