Policia ndëshkon 1378 qytetarë, nuk mbajtën maskë

AKTUALITET


Policia e Shtetit ka ndëshkuar me masë administrative 1378 qytetarë që nuk zbatuan masat anticovid gjatë ditëve të fundit.
Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin, në vijim të kontrolleve për zbatimin e masave anticovid, kanë ndëshkuar me masë administrative 1378 shtetas, konkretisht:

– 1334 shtetas janë ndëshkuar me nga 3.000 lekë për mosvendosjen e maskës mbrojtëse;
– 6 shtetas janë ndëshkuar me nga 700.000 lekë, pasi nuk zbatuan vetëkarantinimin e detyrueshëm.
– 2 administratorë subjektesh janë ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë, pasi ushtronin aktivitetin në subjektet e tyre, në kundërshtim me protokollet e sigurisë.
– 36 janë shtetas janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, pasi u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë ditëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1334 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 29 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Në vijim të kontrolleve për zbatimin e vetëkarantinimit të detyrueshëm nga shtetasit e infektuar me COVID-19, janë evidentuar 6 shtetas që kanë shkelur rregullat e vetëkarantinimit, të cilët janë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë secili.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 2 lokale në të cilët ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për secilin nga subjektet u vendos masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 36 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.



Skip to toolbar