Ministri i Brendshëm në detyrë, Sandër Lleshaj do të jetë sot i ftuar në emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla.
Sandër Lleshaj dha dorëheqjen nga posti i ministrit pas vrasjes së 25-vjecarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë në rrugicën pranë shtëpisë së tij.
A do tregojë Sandër Lleshaj arsyet e vërteta të largimit? Vrasja e Rashës dhe raporti me të vërtetën, ligjin dhe shtetin. Për të gjitha këto, Sandër Lleshaj flet sot në 21:00 në ‘Real Story’ përballë gazetarit Sokol Balla në News24.