Maqedonia e Veriut ka vendosur që të ndërpresë fluturimet drejt Britanisë së Madhe. Ky vendim u mor nga Ministria e Shëndetësisë maqedonase në mbledhjen e sotme të Shtabit Kryesor për Menaxhim me Kriza.
Ministria e Shëndetësisë shton se gjithashtu është miratuar masa për izolim të detyrueshëm 14-ditor për të gjithë qytetarët që do të vijnë në vend me fluturime të drejtpërdrejta nga Britania.
Kjo masë do të zbatohet edhe për pasagjerët që mbërrijnë në Maqedoni nga Britania e Madhe përmes rrugëve tokësore.
Vendimi vjen pas informacioni që një mutacion i ri i koronavirusit po përhapet në Britaninë e Madhe dhe sipas analizave fillestare përqindja e infeksionit është më e lartë.