Një tjetër humbje jete në radhët bluzave të bardha. Covid 19 i merr jetën mjekut radiolog Hiqmet Musa.
Lajmin e ka bërë të ditur mjeku i njohur në spitalin e Kavajës Drini Bardhi me anë të një mesazhi prekës për humbjen e kolegut të tij.
“Të qoftë dheu i lehtë kolegu i nderuar, Dr.Hiqmet Musta. Radiolog i saktë, fjalëpak, nga ata mjekë qe po i mungojnë gjithmonë e më shumë spitalit tonë. Për fat të keq virusi vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe mjekësh!Allahu na bashkoftë në xhehnet!”, shkruan mjeku Drin Bardhi.