Kroacia është goditur nga një tërmet i fortë, i cili ka shkaktuar viktima por edhe dëme të mëdha materiale. Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 6.4 me epiqendër në Petrinje.
Një numër i madh i anëtarëve të agjencisë së krizave, ushtarë e zjarrfikës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar personat që kanë ngecur nën rrënoja.
Një prej lëkundjeve është regjistruar, ndërsa ‘Live’ në Zagreb, ndërsa televizioni N1 po kryente një raportim të drejpërdrejtë me gazetarët ne terren.