Parlamenti i Argjentinës ka legalizuar abortin deri në javën e 14-të të shtatzënisë. Pas shumë debatesh senatorët votuan në favor të projektligjit pas një seance maratonë. Me 38 pro, 29 kundër dhe një abstenim në Argjentinë aborti është bërë i ligjshëm.
Deri më tani, abortet lejoheshin vetëm në raste të përdhunimit ose kur shëndeti i nënës ishte në rrezik. Projektligji ishte miratuar nga Dhoma e Deputetëve pak javë më parë.
Lidhur me këtë ligj, aktivistët për të drejtat e njeriut kanë bërë një fushatë kombëtare, ku kanë zhvilluar dhe tubime për vite me radhë.
Presidenti Alberto Fernández, i cili mbështeti ligjin, e kishte premtuar këtë moment historil për vendin që në fushatë.
Ndërkohë duhet se ligji i ri nuk është përkrahur nga të gjithë qytetarët, pasi grupe aktivistësh kundër abortit kanë protestuar para Kongresit.