Cili do jetë roli i Policisë së Shtetit në zgjedhje?

Më të fundit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar me pesë vota pro projektvendimin për rregullat e veprimtarisë së Policisë së Shtetit në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Komisioneri Ilirjan Celibashi ka prezantuar pr/vendimin, ku tregohet qartë roli i policisë dhe rastet kur unifromat blu mund të ndërhyjnë në qendrat e votimit.

Celibashi tha se do të krijohet edhe një regjistër me veprat penale, që do t’i bëhet e ditur KQZ dhe ky regjistër do të mbahet nga Drejtori i Policisë së Shtetit.

“Projekt vendimi parashikon formën dhe dokumentin e identifikimit të punonjësit të policisë së shtetit.

Detyrimin e drejtorit të policisë që me urdhër të veçante të përcaktojë llojin e armatimit dhe pajisjeve të tjera që do të mbajnë punonjësit e policisë së shtetit.

Detyrimi për policinë e shtetit që të përcaktoje planin e masave. Parashikohet instruktimi dhe trajnimi i policisë së shtetit. Ndalimin e angazhimit të punonjësit të policisë për të përdorur dhe angazhuar me detyra zgjedhore. Janë përcaktuar rregullat për komunikimin dhe bashkërendimin e masave të KZAZ me policinë e shtetit dhe dokumentonim e rasteve.

Ka përcaktuar ky akt një regjistër në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, regjistri i bëhet me dijë KQZ dhe mendohet të mbahet nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit.

Ka përcaktuar detyra për punonjësit e policie në lidhje me shoqërimin e materialeve zgjedhore.

Ka përcaktuar rregullat në lidhje me ndërhyrjen e menjëhershme të policisë së shtetit në rastin e krimeve të rënda që ndodhin në Qendrën e votimit apo në zyrat ku kryhet veprimtari zgjedhore.

Ka përcaktuar dhe shkeljet dhe sanksionet që lidhen gjatë përmbushjes së detyrave nga ana e policisë së shtetit”, tha Celibashi.



Skip to toolbar