Mjekët në QSUT, protestë për shkarkimin e kolegut Allkja

AKTUALITET


Ashtu siç kishte paralajmëruar sindikata e punonjësve të shëndetësisë, mjekët kanë dalë sot në protestë për shkarkimin e kolegut të tyre, mjekut të Urgjencës Kombëtare Mjekësore Ilir Allkja.

Mjekët janë mbledhur rreth orës 10:00 para Urgjencës për të shprehur indinjatën e tyre për vendimin e QSUT për kolegun Allkja.

Sipas sindikatës, mjekët po punojnë në kushte sfilitëse vetëmohuese.
“Në një situatë kur gjithë bota është në krizë për staf mjekësor, Shqipëria, ky vend i vogël me mungesë të personelit shëndetësor ka luksin të pushoj mjek nga puna për arsye politike.

Kush e ndjen që mund t’i bashkohet një proteste në orën 10.00 në Sheshin përpara spitalit 1 Nënë Tereza në kundërshtim të vendimeve të tilla dhe në mbështetje të personelit shëndetësor që po punon në kushte sfilitëse vetëmohuese, është i mirëpritur”, paralajmëroi sindikata e punonjësve të shëndetësisë.



Skip to toolbar