Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të tij, ka vizituar shkollën e rindërtuar në Sukth, “Njazi Mastori”.
Rama u shpreh se kjo shkollë dikur ka qenë epiqendër e përmbytjeve pas çdo shiu, kurse sot është kthyer në qendër shembullore komunitare.
Ndërsa, ministri Ahmetaj deklaroi se shkolla tashmë është rikonstrukutuar me pajisjet më moderne dhe është pajisur me bibliotekë, me laboratorë, palestër, që nxënësit të bëjnë mësim në kushte cilësore.
Arben Ahmetaj: Shkolla “Njazi Mastori” më parë ka qenë me probleme të theksuara. Kur kishte përmbytje, shiu bënte kërdinë. Tashmë, kjo shkollë realisht ka rilindur, ka ambiente të reja, palestër, bibliotekë, laboratorë. Edhe sallat e mësuesve janë të reja. Kjo shkollë ka 40 klasa gjithsej.
Edi Rama: Duhen bërë disa ndryshime të vogla, për më shumë estetikë. në oborr duhen më shumë pemë dhe fruta se i ka hutuar Instagrami fëmijët dhe brezin e ri. Por përpos këtyre ndryshimeve që duhen, gjithçka duket perfekt.