Festuan bashkë Vitin e Ri, 34 vjeçari vret me thikë kunatin

AKTUALITET


Orët e para të mëngjesit të sotëm janë përgjakur nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në lagjen “5 Maji” në Tiranë.  Një 34-vjeçar ka qëlluar me thikë kunatin e tij, i cili ka humbur jetën në spital.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Plagosi me thikë me pasojë vdekjen kunatin e tij, vihet në pranga nga sherbimet e Policisë autori i dyshuar i ngjarjes.

Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Skip to toolbar