Një incident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Futbollisti i Gallatasarait, Omar Elabdelaui është lënduar në fytyrë me fishekzjarrë teksa po festonte Vitin e Ri në shtëpinë e tij në Stamboll.
Mediat turke raportojnë se mbrojtësi i djathtë norvegjez është transportuar me urgjencë për në spitalin e Stambollit. 29-vjeçari rrezikon të humbasë shikimin nga ky incident.