Rama në maternitetin, “Koço Gliozheni”, buqeta me lule e dhurata për nënat e reja

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama e ka nisur vitin e ri 2021 me një vizitë në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu kanë dhuruar buqeta me lule e pako nënave të reja.

Rama i ka uruar nënat e reja për lindjen dhe për një vit të ri të mbarë. “Çfarë nuk të vret të forcon”, ka qenë mesazhi i kryeministrit me drejtorin e maternitetit.

Nuk kanë munguar dhe batutat, teksa Rama tha se do jetë një vit i mbarë se ka ardhur me një seri vajzash.
“Baballarët ku i kanë, flenë gjumë, hej Zot i madh! Bëj shaka. Edhe njëherë gëzuar. Besoj që është një vit shumë i mbarë, se ka ardhur me një seri gocash. Gëzuar!”



Skip to toolbar