Vaksinat në janar, reagon Basha

Më të fundit


Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se kishte arritur marrëveshje me kompaninë Phizer, kreu i opozitës, Lulzim Basha thekson se kreu i qeverisë premton të sjellë vaksina kur vendet e tjera e kanë nisur procesin.

“Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera.

Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish.”, shkruan ai në Twitter.



Skip to toolbar