Vrasja e 39-vjeçarit në Durrës dy të arrestuar

AKTUALITET


Policia e Durrësit ka vënë në pranga një tjetër person për vrasjen e 39-vjeçarit Armando Baboçi më 18 shtator në Durrës. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Armando Baboçi (Gjini) dhe u plagosën shtetasit Erald Gjini dhe E. Tatozi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit E. Gj., për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”.

Ngjarja ndodhi në lagjen ne.13 në qytetin bregdetar, mbrëmjen e 18 tetorit dhe sherri dyshohet se nisi mes babë e bir, Armando e Erald Gjini dhe fisit Tatozi, pasi një prej tyre iu drejtua “Pse më shihni shtrembër”. Armando Baboçi (Gjini), i cili shoqërohej nga djali, Erald Gjini, dhe Klodjan Dacit, Henri Tatasi (I plagosur) si dhe Sergio Tatasi nisi fillimisht një përplasje fizike, ku u përdorën dhe karrige e shkopinj bejsbolli dhe me pas u perdor arma e zjarrit.



Skip to toolbar