“Mos bëj zhurmuesin”, Guxholli i kthehet Çoçolit: Nuk është prezantuar gjithë programi i PD.

Real Story


Programi Ekonomik i Partisë Demokratike është bërë temë diskutimi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24. Specialistja e ekonomisë, Suzana Guxholli, tha në studio se ajo që është prezantuar deri më tani, është vetëm një pjesë e programit.

Teksa eksperti Fatos Çoçoli u shpreh kritik ndaj programit të PD, duke u ndalur kryesisht te premtimi për rritjen e pensioneve, përfaqësuesi i PD, njëherësh ekspert i ekonomisë, Mateo Spaho, tha se PD parashikon krijimin e 110 mijë vendeve pune në 4 vitet e para të qeverisjes.

Pjesë nga diskutimet:
Suzana Guxholli: Ne ngremë pikëpyetje se nuk kemi parë pjesët e tjera të programit të PD. Duhen ditur të gjitha pjesët e programit, që nuk kanë dalë akoma. Këto që janë prezantuar janë vetëm një pjesë e programit. PD po shpalos me kapituj programin. Një diskutim më të plotë do ta kemi kur të kemi mbaruar të gjitha pikat e programit.
Çoçoli: Kemi 650 mijë pensionistë. Nëse marrim pensionin mesatar dhe e ponderojmë me shtesën, më del një kosto 54 milionë euro në vit shtesë mbi subvencionin që aplikon buxheti i shtetit.
Guxholli: Nuk janë të gjitha subvencion.
Çoçoli: Shtesa e pensionist nuk është pjesë e fitimit të marrë nga kontributet.

Guxholli: Është pjesë e kontributit, që ky shteti sot ta merr. Rrogat e mëdhaja paguajnë mbi një vlerë të caktuar. Këtyre rrogave nuk iu njihet kontributi në total, por ato para janë aty.
Çoçoli: Shtesa rëndon mbi subvencionet.
Spaho: Nuk mund t’i bësh llogaritë kështu. Programi ekonomik parashikon krijimin e 110 mijë vende pune, që bën që të mos krijohen këto gropa në buxhet, si dhe rritje të pagave, sepse ne parashikojmë rritje ekonomike 5-6% në vit. Skema e pensioneve do të jetë më e balancuar, seç është sot. Ekzistojnë një mijë e një skema, në mënyrë që të mos kemi minuse. 110 mijë vendet e reja të punës do t’i krijojmë 4 vitet e para.
Suzana: Këtu flitet dhe për menaxhim buxheti. Kemi një buxhet, që vjen nga forma të ndryshme. Një formë është edhe taksa e sheshtë, që do të sjellë më shumë para.
Çoçoli: Me këtë taksën do shtoni informalitetin dhe korrupsionin.
Suzana: Jo, mos bëj zhurmuesin. Do të ulen edhe informaliteti, edhe korrupsioni.



Skip to toolbar