Nëse ish presidenti i Bankës qendrore europiane u shfaq si një shpëtim për formimin e një qeverie në gadishull, është falë cilësive politike për të cilat ka dhënë prova në krye të instancave që ka drejtuar. Ky është gjithashtu një lajm i mirë për Europën.
Në lëvizjën e rikonfigurimit politik permanent që përjeton Italia që prej fundit të epokës Berluskoni, asgjë nuk befason më. E megjithatë askush nuk do të kishte imagjinuar se Mario Dragi, ish guvernator i Bankës së Italisë (2006-2011) dhe president i BQE-së (2011-2019) të mundte një ditë të diskutonte formimin e qeverisë së bashku me humoristin anti-sistem, Bepe Grillo, themelues i lëvizjes Pesë Yjet dhe denigruesi i madh i të gjitha elitave. Ky takim paradoksal i 6 shkurtit do të duhet të kthejë faqen e dështimit të qeverisë së koalicionit të Xhuzepe Kontes.
Do të ishte joshëse të prezantosh këta dy burra, ndjeshmërisht të së njëjtës moshë (73 Dragi dhe 72 Grillo) si një lloj Janus bifrons, me dy fytyrat inverse të së njëjtës nevojë, asaj së shpikjes së mënyrave të reja për të tejkaluar stanjacionin, të lindur nga dështimi i forcave politike tradicionale.
Ngjitja e Bepe Grillos në fillimvitet 2010 u ushqye nga rrefuzimi i demokracisë përfaqësuese dhe më gjerë, të elitave të të gjitha llojeve, domosdoshmërisht të korruptuara. Duke luajtur me këto tema, levizja Pesë Yjet rrëmbeu në legjislativet e vitit 2008 mbi një të tretën e të zgjedhurve në Dhomën e deputetëve dhe në Senat. Por pas këtij suksesi, Pëse Yjet tregoi mbi të gjitha një elasticitet absolut, i cili i lejoji të negocionte në në mënyrë të vazhdueshme me ekstremin e djathtë, me të majtën e pastaj me qendrën, me qëllimin e vetëm; të rrinte në pushtet.
Nga ana tjetër Mario Dragi është mishërimi i një tjetër prototipi italian: teknicien i nivelit të lartë, rishtar në politikë dhe thellësisht i ndershëm, të cilit politikanët italianë i besojn pushtetin për të strehuar mosmarrëveshjet e tyre të pafrytshme. Në këtë sens Mario Dragi do të ishte trashëgimtari i drejtuesve si Carlo Azeglio Ciampi, ish president i republikës (1999-2006), apo Mario Monti, ish kryeministër (2011-2013), të cilët erdhën në pushtet në një kontekst dramatik për Italinë, me qëllim t’i kthenin asaj pak kredite në tregjet financiare.
Moment vendimtar
Kompetencat teknike tëi sh presidentit të BQE-së janë të pamohueshme dhe ato mund të jenë të nevojshme në momentin kur 209 miliardë eurot e planit europian të rimëkëmbjes ekonomike i ofrojnë Italisë një rast historik për të korrigjuar disa nga dobësitë e saj. Por vetëm këto cilësi nuk e shpjegojnë vendimin e presidentit Matarella për të nxjerrë Dragin nga pensioni në këtë moment vendimtar.
Në fakt nuk ka, as stuhi në tregje, as krizë besimi në horizont nga ana e kredituesve të Italisë dhe rivendosja e rregullit në financat publike italiane është larg së qenit prioritet i ditës. Kriza që solli Dragin në skenë ishte mbi të gjitha politike dhe në qoftë se ai u shfaq si një shpëtim, ishte falë aftësive të tija politike, për të cilat ka dhënë prova në krye të instancave që ka drejtuar dhe pikërisht në BQE, kur ishte në lojë shpëtimi i euros më 2011.
Nëse arrin të formohet, qeveria Dragi nuk do të jetë teknike në sensin strikt të fjalës. Ajo do të jetë padyshim gjithashtu e drejtuar në mënyrë politike. Aty gjendet padyshim lajmi më i mirë për Italinë dhe për Europën. Drejtimi i punëve publike i palimituar në një lojë balancuese, duke pasur në njërën anë forcat anti-sistem dhe në anën tjetër një rrymë teknokrate pa legjitimitet demokratik.
/Le Monde


