Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel tha se BE nuk ka ende një vendim unanim brenda saj për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut lidhur me vendet skeptike si Franca e Holanda, por theksoi se javën e ardhshme do të diskutohet në mënyrë që të arrihet në një vendim unanim pozitiv mes 27 vendeve. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Presidenti i KiE tha se vendi duhet të punojë me reformat dhe integrimin, ndërsa në tryezën e samitit për Ballkanin Perëndimor do të diskutohen 3 shtylla kryesore që lidhen me metodologjinë e re të integrimit dhe qartësinë e kërkesa qe BE kërkon nga vendet që aspirojnë familjen europiane.
“Në tryezën e KE-së do të kemi rastin të debatojmë dhe të marrim vendime për Shqipërinë dhe Ballkan drejt BE-së. Unë shoh tre shtylla, e para lidhet me procesin e zgjerimit, cilat do të jenë reformat dhe çfarë zgjerimi duan vendet e BE-së që procesi të jetë i besueshëm. Ky është debati që do të kemi ne. Pika e dytë, KE bëri propozime për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Përsëri do ta kemi këtë debat dhe jemi këtu, KE duhet të jetë i qartë për orientimin dhe më pas do të kemi nevojë për konsultimin me vendet anëtarë dhe unë do të inkurajoj KE-në që të vendosë. Pika e tretë është thirrja dhe mobilizimi rreth tryezës për paktin për investimet në Ballkan. Me qëllim të inkurajohet zhvillim ekonomik që është kusht kyç për të çuar përpara bashkëpunimet rajonale, që mund të ndihmojmë. Ne pohojmë se fati i Shqipërisë dhe Ballkanit, duhet të jetë drejt Europës, është bindje e fortë dhe kjo kërkon që të ketë angazhim për të vijuar përpjekjet për reformat për shtetin e së drejtës, luftës kundër krimit. Sot nuk kemi unanimitet, do të organizohen mbledhjet në javët e ardhshme për një pozicion unanim. Ka një pikë të rëndësishme që është e pranishme në tryezën e mbledhjes së fundit dhe ka një unanimitet me një pikë, kjo është ambicia e përbashkët nga 28 vendet që konsiderojnë se e ardhmja e Ballkanit duhet të jetë në BE” tha Michel.
Në lidhje me Konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet më 17 shkurt në Bruksel, Michel tha se do të angazhohet që kjo të ketë sukses dhe të ndihmojë s amë shumë Shqipërinë.
“Do të kemi kënaqësinë në Bruksel me rastin e Konferencës së Donatorëve, të organizoj një mbledhje për të dhënë këtë shtysë politike që KE-ja dhe unë vetë pas marrjes së detyrës me këtë prani këtu, dua të pohoj angazhimin për të ecur përpara” tha Presidenti i KE-së.
Ndërsa kryeministri Rama falenderoi Presidentin e KiE që dhanë mesazhin se Europa është pranë dhe nuk do të lërë vetëm Shqipërinë në procesin e rindërtimit.
“Dua ta falenderoj për ngushëllimet dhe interesimin e posaçëm lidhur me situatën e vështirë të krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit dhe angazhimin e tij personal për të ndihmuar që konferenca e donatorëve në 17 shkurt të jetë një sukses dhe populli shqiptar dhe afro 15 mijë njerëz që kanë humbur strehën të marrin mesazhin që Europa është pranë dhe nuk do të lerë vetëm për rindërtimin” tha Rama.