Edhe pse vendi ka hyrë në një valë të re të pandemisë me shifra infektimesh të shtuara si pasojë e dy varianteve që po qarkullojnë, Delta, Omicron dhe virusit të grupit, shkollat nuk shihen si vatra apo rrezik për shtimin e rasteve dhe infektimeve nga koronavirusi.
Kështu ka bërë me dije sot kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli në mbledhjen ku u bënë të ditur detaje për situatën epidemiologjike në vend.
Masat që janë në fuqi nuk ndryshojnë dhe për mësimin në shkolla, do të vijohet njësoj si deri më sot. Rakacolli theksoi se ndryshimet do të vijnë në varësi të treguesve epidemiologjikë.