A do ta njohë Greqia Kosovën? Kryediplomati grek sot në Prishtinë

KOSOVA


Ministri i Punëve të Jashtme greke, Nikos Dendias është pyetur sot në lidhje me faktin nëse do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Teksa nuk i ka dhënë një përgjigje konkrete pyetjes, kryediplomati tha se puna e njohjes nuk është punë shprese, por e vendosjes së raporteve diplomatike të dy vendeve.

“Nuk është çështje shprese, por çështje e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve”, ka thënë Dendias, raporton Express. Dendias tha se Greqia është e interesuar për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.



Skip to toolbar