A do të ketë një koalicion BDI dhe VMRO pas zgjedhjeve? Talat Xhaferi: Në politikë s’ka formë të prerë

Më të fundit


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në një intervistë në “Real Story” në ABC News, u pyet nëse do të këtë një koalicion mes BDI dhe VMRO-së pas zgjedhjeve.

Gjatë intervistës, Xhaferi u shpreh se qeverisje pa pjesëmarrje shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk mund të ketë, dhe sa i përket koalicionit tha se është e drejtë e organeve partiake që të vlerësojnë.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Partia juaj prej dekadash është përgjegjësi kryesor për fatin e shqiptarëve në RMV, dhe ka marrë përgjegjësi të forta edhe kur është futur në qeveri dhe ka dalë prej saj. Siç mori përgjegjësi tani për të patur kryeministrin dhe kabinetit që do të kujdeset për zgjedhjet. Mundësia e fitores së VMRO, sot që flasim sipas sondazheve është goxha e lartë dhe fryma që mbizotëron në lidershipin e saj nuk është shumë perëndimore dhe shpesh shihet me shqetësim.

Fakti që një fitore e VMRO mund të lëvizë pak timonin e të ardhmes së RMV. Ndërkohë që duart në timon i kanë ata, por i keni edhe ju, i kanë edhe shqiptarë. Dhe kjo krijon edhe rrezikun që dikush tërheq majtas dhe dikush djathtas dhe mund të thyhet edhe timoni thotë dikush?

Talat Xhaferi: Së paku me e mbajt timonin në vijë, mos me e lënë me shku ekstrem majtas , ekstrem djathtas. Por fakt është që qeverisje pa pjesëmarrje shqiptare atje nuk mund të ketë. Praktika tregon që nuk janë afatgjata ato qeveri që kanë provuar formula të tjera. Ne kemi ndarë përgjegjësi Ne i jemi përgjigjur me përgjegjësi detyrave. Votuesi shqiptar na kanë besuar dhe mendojmë që jemi në rregull me përcaktimet. Njerëz jemi dhe mund të bëjmë edhe lëshime, por me rëndësi është që gabimet të mos jenë problematike.

BDI mund të bëjë koalicion me VMRO pas zgjedhjeve?

Talat Xhaferi: Nuk marr përsipër të japë vlerësimin e vendimeve të mundshme të subjektit për faktin që i takon organeve partiake dhe kur të vijë koha për t’i bërë ti gjitha argumentet, pasi aspektet janë hipotetike. Në politikë nuk ka formë të prerë të po dhe të jo-së. Ajo varet nga forca dhe efekti i forcës politike që buron mandatet që do të dalin nga procesi votues. Është e drejtë e organeve partiake që të vlerësojnë.



Skip to toolbar