Për UEFA-n nuk ka asnjë dyshim: Napoli-Az Alkmaar do të luhet, duhet të luhet. Pavarësisht rasteve të shumta me COVID-19 në radhët e ekipit holandez, deri më tani ka shkuar në 13 numri i lojtarëve të prekur, protokolli i UEFA-s është i qartë: Az Alkmaar i ka mundësitë të plotësoj numrin e lojtarëve për të zbritur në fushë pasi mund të afroj në skuadër edhe lojtarë edhe nga të rinjtë deri në vigjilje të sfidës.
Ky është pozicioni i UEFA-s i theksuar nga Armand Duka, anëtar i komitetit ekzekutiv, në një intervistë të radhës për mediat italiane: “Nuk ka asnjë rrezik, kemi një protokoll të qartë i pranuar nga të gjithë federatat. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me klubin holandez, UEFA nuk e merr në konsideratë shtyrjen e ndeshjes”, u shpreh Duka. Në fakt, po sipas mediave italiane, autoritet sanitare mund të ndërhyjnë, ashtu siç ndodhi edhe me sfidën Juve-Napoli, por një bllokadë e tillë nga autoritet lokale në këtë rast do të sillte një problem shumë madhor pasi në mes është UEFA.