Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mohuar të jetë thirrur nga prokuroria pas protestës që degradoi në dhunë në selinë e PD. I pyetur në emisionin “Pikat mbi i” në News24 nëse ai dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë thërritur në prokurori për protestën, Basha tha se nuk ka asnjë njoftim të tillë.
Ai akuzoi prokurorinë dhe policinë se janë nën urdhrat e Edi Ramës.
“Deri në këto momente që flasim nuk kam asnjë njoftim të tillë. Prokuroria dhe policia janë nën urdhrat e Edi Ramës”, tha Basha.
Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës deklaroi se do të kryejë të gjithë veprimet e nevojshme hetimore për protestën e 8 janarit, ndërsa do pritet të thërrasë në pyetje personat e përfshirë në ngjarjes, mes tyre dhe Sali berishan e Lulzim Bashën. Për këto të fundit nuk ka ende një fletëthirrje.