A ka marrë një fletëthirrje nga SPAK? Ja si përgjigjet Meta

Më të fundit


“Lajme banale e tema të vjetra”. Kështu i quan Ilir Meta pretendimet se ndaj tij ka një fletëthirrje nga SPAK. Në një konferencë për mediat, ku u shfaq pas shumë ditësh mungesë, Meta i  pyetur nëse ka një fletëthirrje për në SPAK lidhur me çështjen ÇEZ-DIA-s apo për çështjen austriake, ai e ka mohuar.

“Këto janë lajme tërësisht banale, sepse janë të gjitha pa asnjë përmbajtje, tema të lodhura. Dhe po kështu nuk përbën lajm fakti që Meta të shkojë në SPAK, është një dallim shumë i fortë i Metës. Kam qënë ë SPAK me prezencën tuaj, me shkresa me dokumente.

Shumë cështje nuk janë hapur, kurrë nuk jam thirrur si kallëzuar. Kam qenë e do shkoj kur do të më thërrasin. Nuk kam asnjë shqetësim nga drejtësia.

Nuk ka asnjë akt të nënshkruar nga Meta fap e fap. Ka një ceshtje Meta, për Edi Ramën se është modeli i transparencës. Sa do të përpiqet Rama ta përdorë drejtësinë, ka bërë edhe bën cdo përpjekje në cdo drejtim.” u shpreh Meta.



Skip to toolbar