A ka menduar dorëheqjen? Basha: Asgjë s’ka ndryshuar veç Berishës ‘non grata’

Më të fundit


Ndërsa komentoi zhvillimet në PD, kryedemokrati Lulzim Basha tha se axhenda e 18 dhjetorit, do të bëhet sipas statutit të partisë.

Sa i takon pyetjes nëse e ka menduar dorëheqjen, pas situatës së krijuar me demokratët, Basha tha se asgjë nuk ka ndryshuar, vec shpalljes së Berishës non grata, dhe se ndihet më i motuar se kurrë.

“18 dhjetori ka dhe një simbolikë tjetër do të jetë dhe një moment transformues, jo thjesht për Partinë Demokratike por për Shqipërinë pikërisht për t’i dhënë fund këtij tranzicioni për t’i dhënë fund këtij mentaliteti të një grushti politikanësh që kanë 30 vjet që e trajtojnë Shqipërinë si plaçkën e tyre dhe jo siç është dhe duhet të jetë dhe si meriton të jetë, shtëpia e çdo shqiptari me mundësi për një jetë normale, me mundësi për një jetë të mirë me mundësi për dinjitet për çdo shqiptar.”- tha Basha.

Pyetja: Kur do të bëhet publike agjenda për 18 dhjetorin zoti Basha?

Lulzim Basha: Rendi i ditës sipas rregullave të Partisë Demokratike, sipas kushtetutës tonë, sipas statutit të Partisë Demokratike është vendosur në mbledhjen e kryesisë në datë 15 nëntor.

Pyetja: Nga gjithë kjo situatën dhe gjithçka keni përjetuar, zoti Basha e keni menduar ndonjë çast dorëheqjen?
Lulzim Basha: Sepse është shpallur Sali Berisha?

Pyetja: Flas në të gjithë këtë situatë apo momente…
Lulzim Basha: Asgjë nuk ka ndryshuar që nga momenti kur 85% e anëtarësisë ka votuar një anëtarë një votë dhe më ka besuar ti udhëheq në betejën kundër një regjimi që masakroi votën e shqiptarëve përveç shpalljes së zotit Berisha “non grata” dhe unë nuk kam asnjë arsye se pse për shkak të shpalljes së zotit Berisha “non grata” të tradhtoj besimin, të tradhtoj besimin e demokratëve, të tradhtoj besimin e shqiptarëve të cilët te Partia Demokratike shohin shpresën e vetme, alternativën e vetme për të ardhmen, për luftën kundër korrupsionit, për luftën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për ndarjen e politikës nga krimi, për dhënien në fund të kulturës së pa ndëshkueshmërisë dhe për t’ia kthyer Shqipërinë shqiptarëve. Përkundrazi jam më i motivuar se kurrë në veçanti tani që shoh interesa që përputhen të një grushti njerëzish të cilët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm e vetëm që ta mbajnë Shqipërinë plaçkë të interesave të tyre. Nuk mund të jetë Shqipëria plaçkë e interesave të aktorëve, të dy tre aktorëve të tranzicionit 30-vjeçar. 18 dhjetori ka dhe një simbolikë tjetër do të jetë dhe një moment transformues, jo thjesht për Partinë Demokratike por për Shqipërinë pikërisht për t’i dhënë fund këtij tranzicioni për t’i dhënë fund këtij mentaliteti të një grushti politikanësh që kanë 30 vjet që e trajtojnë Shqipërinë si plaçkën e tyre dhe jo siç është dhe duhet të jetë dhe si meriton të jetë, shtëpia e çdo shqiptari me mundësi për një jetë normale, me mundësi për një jetë të mirë me mundësi për dinjitet për çdo shqiptar.



Skip to toolbar