A ndikojnë deklaratat e Ramës në lidhje me Kosovën? Hoxhaj: Një gjë duhet të ketë të qartë Tirana…

Më të fundit


Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur se deklaratat e Ramës në lidhje me Kosovën, apo bashkëpunimi i tij me politikanët, nuk cënon pavarësinë politike në vend.

Në studion e Top Story me Sokol Ballën, ai tha se Shqipëria ka një rol të rëndësishëm për shqiptarët në rajon, por qeveria shqiptare nuk ndikon në politikën e brendshme të vendit të tij, pasi kryetarët zgjidhen dhe garojnë në Kosovë.

Ai tha se Tirana duhet ta ketë të qartë se raporti i Kosovës me Serbinë është ndërshtetëror dhe i takon Prishtinës ta mbyllë politikisht.

Shqipëria për shkak të historisë, kulturës së gjatë shtetërore, kapacitetit ekonomik, anëtarësimit në NATO dhe raportit me Kosovën, ka një rol të rëndësishëm për shqiptarët ne rajon, por kjo nuk cenon pavarësinë dhe sjelljen tonë në Kosovë. Unë dhe Kurti garojmë dhe zgjidhemi në Kosovë, ne i ndjekim politikat e qeverisës së Kosovës. Nëse ka bashkëpunim dhe koordinim, mes Ramës dhe Kurtit apo politikanëve të tjerë, që është një realitet i ri, nuk duhet të zhytemi në paragjykimet e së shkuarës. Janë dy shtete shqiptare në rajon. Në fushën e bashkëpunimit rajonal duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin. Një gjë duhet ta ketë parasysh Tirana, raporti Kosovë-Serbi është raport ndërshtetëror dhe këtë temë politikisht duhet ta mbyllim ne. Çdo formë tjetër bashkëpunimi, për mua është në rregull”, tha Hoxhaj në Top Story.



Skip to toolbar