A pret ofertë nga PS? Braimllari: Ende jo diçka konkrete. Programi i kësaj partie është në linjën time

Më të fundit


Ish nënkryetari i PL, Endrit Braimllari thotë se nuk ka marrë ende një ofertë konkrete për t’iu bashkuar PS. Në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Braimllari u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim kishte dy kauza kur ai u bë pjesë e partisë në adoleshencë, integrimi evropian dhe mbështetja e të rinjve.

Sipas tij, këto kauza po i ndjek PS, duke shtuar se është në linjën e tij. I pyetur për përplasjet me Ilir Metën dhe më pas largimin nga PL, ai u shpreh se “përderisa po shikoj kah tjetër, kam reflektuar.”

“Partia që aderova si i ri kur isha 16 vjeç, kishte dy kauza: Integrimi evropian dhe mbështetja e të rinjve. Besova jetën time dhe pasionin. Më iku mosha e gjimnazit, studentore, jam bërë baba i dy vajzave dhe po e kaloj edhe këtë fazë dhe rikthehemi në pikën zero.Ka dy retorika në masë në këto kohë nga PS, integrimi evropian, avancimi dhe mbështetja e të rinjve. Kemi parë se i është dhënë një zë i fuqishëm kësaj hapësire. Logjikisht dhe ideologjikisht jam te linja ime. Jam te mbështetja e të rinjve dhe çuarja përpara e proceseve integruese. Nuk kam ofertë, as kontakt për momentin. Unë nuk pres të kem një ofertë për të hedhur hapin tim. Unë jam modest në veprimtarinë time.“, u shpreh Braimllari./abcnews.al



Skip to toolbar