Adolfo Sormani është zyrtarisht trajneri i ri i klubit të Partizanit. Trajneri 54 vjeçar, i cili më herët ka qenë pjesë e klubeve të Juventusit e Napolit në Itali dhe së fundmi në krye të ekipit danez Velje, skuadër me të cilën regjistroi rezultate shumë pozitive, ka firmosur një kontratë për të drejtuar Partizanin për 2 vite e gjysmë.
Ai është prezantuar nga Presidenti Demi dhe menjëherë i është bashkuar ekipit në seancën stërvitore në kompleksin sportiv “International Tirana” në Pezë.
Në drejtimin e Adolfo Sormanit i cili rikthehet në familjen e kuqe, përgjatë sezonit 2016 – 2017 ekipi arriti rezultate historike në kompeticionet evropiane, duke u kualifikuar deri në fazën play off të Europa League.