“Partizani”/ Berisha detyrohet të shkojë në SPAK, mobilizon militantët. Sulmon Altin Dumanin

AKTUALITET


Ish kryeministri Sali Berisha është paraqitur sërish në SPAK, pas vendimit të Apelit të GJKKO që vendosi ndaj tij masën ‘detyrim paraqitje’. Pasi doli nga ambientet e SPAK, ai ka sulmuar dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

“Siç e dini, organizata kriminale kërkojnë nga gjykatësi kukullë që Sali Berishës ti rikthehet arresti në shtëpi. Për shkak se prish provat, jo se kanë ndonjë fakt, por ka sulmuar gjykatës dhe prokurorë. Sali Berisha i ka sulmuar dhe do ti sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin dhe kurrë njerëz të ndershëm.

Sali Berisha do faktojë se si Altin Dumani fle me dosje krimi. Se si ai deklaron që e ka blerë apartamentin dhe ekspertëve të tij i ka thënë që ta vlerësojnë si të vjetër. Altin Dumani është një kriminel se ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit elektoral”, tha Berisha.

Ndërkohë, militantët e tij, kanë vijuar me protestën përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme.

Sipas gazetarit Ermal Vija, në orën 11:00 do zhvillohet seanca paraprake për dosjen e aferës Partizani, ku gjyqtarja Davidhi pritet të vendosë kalimin apo jo për gjykim të ish kryeministrit.

Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv ‘Partizani’ që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.

Sipas vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi, Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit.



Skip to toolbar