Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News 24 ka thënë se në bujqësi ka 100 mijë kredimarrës që u nevojitet një kredi tjetër për të vijuar procesin.
Rrapaj thotë se u duhet dhënë mundësi fermerëve financiarisht të vijojnë punën pasi mund të humbasë vitin tjetër 30% e prodhimit.
”Janë mbi 100 mijë kredimarrës që u nevojitet një kredi për të vijuar procesin. Nëse nuk e lejon të mbjellë, të blejë karburantin. Kujtohesh vitin tjetër dhe humb 30% të prodhimit. Ballafaqimi të jetë më intensiv.”- tha Rrapaj.
Nga ana tjetër deputeti socialist, Ervin Bushati ka bërë me dije se në fund të këtij muaji do ketë një plan të zgjeruar masash që përkon me ringritjen e konomike.
”Kemi bashkëpunuar dhe kemi hequr TVSH për inputet bujqësore. Uljen 0 të tvsh-së, uljen për bizneset agrare që funksionojnë me turizmin 6% të tvsh, heqjen e tatim- fitimit. Temat dhe studimet e krizës kanë dalë nga bujqësia. Po nuk mbolle nuk do kesh nesër. Ne e subvencionojmë këtë vit. Është një dilemë e madhe sepse ne po përpiqemi të adresojmë pasi do kemi një plan më të madh masash në fund të muajit. Kjo luftë vazhdon, përballja sociale, shrepsojmë mos rriten numrat e të infektuarve, mos kemi probleme në shëndetësi. ”- u përgjigj Bushati.