Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se gjëja më e frikshme për Vladimir Putin është se ai është i vetëdijshëm për ato që ka bërë dhe po bën. Mbrëmjen e djeshme teksa ka qenë i ftuar së bashku me bashkëshorten e tij në TalkTV të Piers Morgan, Zelensky tha se: “Putin e kupton se çfarë po bën dhe sa njerëz vret,” sipas mediave të huaja.
Sipas presidentit, Putini e di se sa njerëz u përdhunuan dhe sa fëmijë u vranë në luftën e tij kundër Ukrainës, por vendi i tij gjithsesi është zotuar të mos dorëzohet. “Ne do të fitojmë. Ne i treguam të gjithë botës se ai mund të na vrasë, por të pushtojë njerëzit tanë është e pamundur”, tha Zelensky.
Ai gjithashtu tha se është shumë i shqetësuar për largimin e mikut të tij Boris Johnson dhe ka dyshime se mbështetja britanike për përpjekjet e luftës do të zvogëlohet. Por shpreson të bashkëpunojë me kryeministrin e ardhshëm Rishi Sunak ose Liz Truss.