Ish-zv/drejtori i Policisë së Shtetit Agron Kuliçi, ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha në bashkëbisedimin me mediat.
Kuliçi thotë se hedh poshtë me neveri deklaratat e kreut të PD, për të cilin shprehet se e ka humbur besimin e demokratëve
“Hedh poshtë me neveri shpifjet dhe trillimet rreth personit tim nga deputeti Basha. As kam kërcënuar e as komunikuar me asnjë deputet, dhe ftoj cdo deputet të bëjë publike komunikimet. Mbas 8 vitesh në opozitë Basha ka humbur besimin e demokratëve. Përdorimi i emrit tim as nuk e ndihmon e as nuk e shpëton politikisht.”- shprehet Kuliçi.