Eugen Prifti është emëruar drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë, katër ditë pasi është shkarkuar paraardhësja e tij Aida Demi.
Ky i fundit prej 6 muajsh ka qenë zëvendësregjistrues në Sarandë. Gazetari i Report tv Limos Didani bën me dije gjithashtu se 5 punonjës te ASHK Sarandë janë shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë dje nga Drejtoria e Përgjithshme.
Njëherësh sipas burimeve policore ditën e premte janë sekuestruar disa dosje pranë sektorit te legalizimeve dhe regjistrimit të pasurive pranë kësaj Drejtorie të cilat do të referohen pranë Prokurorisë së Sarandës për hetime të mëtejshme.