“Air Albania” bashkon kuqezinjtë e viteve 2000

SPORT


Shumë figura të njohura të kombëtares kuqezi pritet të jenë të pranishme në këtë inaugurim të stadiumit, ku nuk do të mungojnë as disa nga legjendat kuqezi. Dikur mbanin mbi shpinën e tyre një fanellë shumë të rëndësishme për ta, siç ishte ajo e Kombëtares me të cilën bënë historinë. Ndërsa tashmë pasi i kanë dhënë fund futbollit të luajtur, legjendat e Shqipërisë gjejnë përsëri kohë për njëri-tjetrin.

Ervin Fakaj, Foto Strakosha, Altin Haxhi, Geri Çipi, Erion Bogdani, Ervin Skela, Klodian Duro, Alban Bushi, Igli Tare dhe Florian Myrtaj, kanë gjetur kohë të takohen me njëri-tjetrin, teksa në një foto të postuar nga Klodian Duro, në “Instagram”, shihen disa nga legjendat kuqezi duke konsumuar kafe së bashku.



Skip to toolbar