Aksident i rëndë në Durrës/ Vdes 16-vjeçari, një tjetër i plagosur

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Durrës. Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40 në Hamallaj.

Sipas informacioneve të para, mësohet se një 16-vjeçar ka mbetur i vdekur në vend. I mituri ishte me një 20-vjeçar, i cili drejtonte makinën, teksa janë përplasur me një makinë që drejtohej nga një 25-vjeçar.


Viktima është identifikuar si A. Hasrama. Ndërkaq, i plagosuri tjetër, 20-vjeçari, është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet, në gjendje të rëndë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al




Skip to toolbar