Aksident i rëndë te “21 dhjetori”, përplasen dy makina dy të vdekur

AKTUALITET


Një aksident i rëndë është shënuar në kryqëzimin “21 Dhjetori” në Tiranë, rreth orës 3:20 pas mesnatës.

Burime zyrtare të policisë thonë se në aksident janë përfshirë mjeti me drejtues shtetasin Emirjan Doko, 30 vjeç me mjetin me drejtues Luan Cenollari. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë Cenollari, si dhe njëri nga pasagjerët, i identifikuar si Ali Bejo, 69 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Skip to toolbar