Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Tiranë në afërsi të Kopshtit Botanik ku një makinë është kthyer përmbys siç shihet edhe nga fotot, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima.
Një person ka mbetur i plagosur lehtë, ndërsa dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.