Aksidenti i merr jetën pasagjeres, shoferi në gjendje kritike

Më të fundit


Një aksident ka ndodhur në rrugën Tiranë-Vorë, ku një pasagjere ka mbetur e vdekur. Sipas të dhënave nga policia, shoferi i një furgoni mallrash ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe paraprakisht dyshohet se furgoni humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë.

Policia tha se në rrugën dytësore Vorë-Tiranë një furgon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin  Alkid Kondo, rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga  duke u përplasur me bordurën e rrugës. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit, e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në SQU nën kujdesin mjekësor në gjendje kritike për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



Skip to toolbar