Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së martës në zonën e ish Bllokut në Tiranë pranë fakultetit të Drejtësisë ku një makinë është kthyer përmbys në mes të rrugës ndërkohë që shoferja ka mbetur e plagosur.
Ajo është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.