Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi ra nga një lartësi prej rreth 100 metrash bashkë me makinën e tij. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Çorovodë-Prishtë, teksa automjeti ra nga Ura e Blëzeckës.
Gazetarja Eneida Petova ka siguruar dhe pamjet nga vendi i aksidentit dhe gjatë transportit të 37-vjeçarit Alban Hasanllari, fillimisht me ambulancë e më pas drejt Tiranës me helikopter.