Aksident në Tepelenë/ Makina përplas motomjetin, dëmtohet 63-vjeçari

AKTUALITET


Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në aksin rruugor Krahës-Tepelenë. Mësohet se një automjet ka përplasur një motomjet. Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i këtij të fundit. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Krahës-Tepelenë, automjeti me drejtues shtetasin., 57 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin rreth 63 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al



Skip to toolbar