Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja u shënua në afërsi të rrethrrotullimit të doganës, ku një automjet i tonazhit të rëndë, aksidentoi për vdekje një grua rreth 60 vjeçe.
Njoftimi i plotë:
Me datë 26.02.2021, rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha” mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.