Aksident tragjik në Itali, shqiptari humb jetën në vendin e punës! Një 31-vjeçar në gjendje të rëndë

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën e Frosinones në Itali. Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës. Ndërsa një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.

Viktima është identifikuar si Lulzim Buci.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, ndërsa punëtorët po punonin, struktura e betonit të çatisë u shemb.

Dy punëtorët, Buci dhe 31-vjeçari u rrëzuan nga një lartësi prej rreth 6 metrash.

Fatkeqësisht 53-vjeçari humbi jetën, ndërsa i riu, origjina e të cilit nuk bëhet me dije, u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Policia italiane po kryen hetime për të zbardhur shkaqet e shembjes së strukturës së betonit.



Skip to toolbar