ELBASAN– Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e djeshme, i cili i mori jetën një 35-vjeçari.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Murras, ku i riu teksa po drejtonte mjetin tip “Benz”, ka dal nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin, e për pasojë gjeti vdekjen.
Referuar burimeve zyrtare, i riu është identifkuar me inicialet S.S, ku pas disa orësh është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses.
” Vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidenti”, njofton policia.
Njoftimi paraprak i policisë
Mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Murras, shtetasi S.S., 35 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dal nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin, për pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit.
Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses bënë të mundur nxjerrjen e mjetit nga lumi ku brenda tij u gjet i pa jetë drejtuesi i mjetit shtetasi S.S.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit