Aksidenti i rëndë në Durrës, humb jetën një 23-vjeçar

AKTUALITET


Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugorë Plepa-Romanat, ku një i ri ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.


Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi G. H., 23 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.




Skip to toolbar